75 Mall Live Search
10:03 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Edhe tri ditë, vjen “Madona” e Mozzikut

Mozziku është gati që të jetë protagonist i verës së këtij viti.

Reperi nga Ferizaj është drejt finalizimit të albumit të ri që përveç  këngëve solo do të ketë edhe disa bashkëpunime.

Tashmë është konfirmuar një nga ata që është në bashkëpunim me artisten simpatike, Kida me të cilën kanë përfunduar xhirimet e klipit, ndërsa kënga publikohet, më 3 korrik.

Ndërsa, para kësaj Mozziku, do të sjellë një tjetër këngë që mban titullin “Madona”. Ai këtë ua ka rikujtuar së fundi adhuruesve, duke bërë me dije edhe datën.

“S’besoj që keni harru që më 26 t’ktij muaji del ‘Madona’ 3 ditë”, ka shkruar Mozziku.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur Mozziku, i cili ka premtuar shumë befasi gjatë kësaj vere për adhuruesi./Indeksonline/