75 Mall Live Search
16:02 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Edhe tri raste të reja me Covid-19, në Malishevë

Sot janë regjistruar edhe tri raste të reja, të prekur me COVID-19 në Komunën e Malishevës.

Rastet janë konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës.

Me këto raste, numri i personave aktiv me COVID-19 në Malishevë, shkon në 18 raste aktive.

Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: 105 raste të prekura, prej tyre 81 janë shëruar, 15 raste janë aktive dhe 6 raste kanë përfunduar me vdekje.