75 Mall Live Search
11:33 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / OSH

Edhe Vetëvendosje thërret konferencë për media

Pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale dhe nisjes për në Hagë të Rexhep Selimit, partia e këtij të fundit ka thirrur konferencë urgjente për media.

Këtë informacion e kanë konfirmuar anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Konferenca e LVV-së pritet të mbahet në orën 12:00.

Pas pak, me anë të një konference për media qytetarëve pritet t’i drejtohet edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.