Shkelës ligji edhe pronarët e autoshkollave, në Prishtinë
Në Prishtinë, qytetarët shkelin rregullat e komunikacionit, zakonisht te parkimi i veturave vend e pa vend. Por këtë e arsyetojnë me faktin që s’ka hapësira te mjaftueshme, shkruan Indeksonline.
Por nuk janë vetëm qytetaret ata të cilët shkelin rregullat.
2 vetura të autoshkollave në Prishtinë të mërkurën janë parë të parkuara në mes të trotuarit në rrugën “Agim Ramadani”.


Kjo ka ndodh si pasojë e largimit të shtyllave antiparkim në këtë pjesë.
Pra, ne vetë këto institucione ku shoferët marrin mësimet e para për të drejtuar makina, shkelin rregullat e komunikacionit./Indeksonline/