11:54 / E Shtunë, 05 Tetor 2019 / indeksADMonline

Edhe zyrtarisht, Agim Cana largohet nga Vëllaznimi

Është përfolur shumë rreth një largimi të mundshëm të Agim Canës nga klubi i futbollit Vëllaznimi.

Ndërsa sot ka ardhur konfirmimi zyrtar nga vet klubi nga Gjakova, të cilët kanë njoftuar se qysh nga dje Agim Cana nuk është më kryetar i klubit.

Sipas klubit dorëheqja e tij e ofruar para më shumë se 3 muaj nuk ishte aprovuar nga kryetari i komunës,  ndërsa dje, Cana i ka paraqitur kryetarit të komunës, dorëheqje të parevokueshme.