75 Mall Live Search
23:15 / E Martë, 25 Mars 2025 / Gj. Sh

Edhe zyrtarisht Argjentina siguron pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026

Kombëtarja e Argjentinës ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026.

Ky kualifikim i Argjentinës vjen pas barazimit të sotëm mes Bolivisë dhe Uruguait, shkruan IndeksOnline.

”Albicelestet” janë të parët në kualifikimet e Kupës së Botës nga kombëtaret e Amerikës së Jugut, me 28 pikë të grumbulluara, në 13 ndeshje.

Argjentina do të shkojë në Kampionatin Botëror si kampione të fuqi, pasi fituan Kupën e Botës 2022, e cila u mbajt në Katar.

Të përzgjedhurit e Lionel Scalonit, pas mesnate do të përballen me kombëtaren e Brazilit, më fillim nga ora 21:00.

Argjentina është shteti i katërt që ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026, pas ShBa-së, Meksikës dhe Kanadasë, që janë organizatore të turneut./IndeksOnline/