75 Mall Live Search
14:24 / E Enjte, 06 Qershor 2019 / indeksADMonline

Edhe zyrtarisht, skuadra e madhe italiane në duart e amerikanëve

Skuadra e famshme italiane, Fiorentina edhe zyrtarisht sot është në pronësi të amerikanëve.

Manjati italiano-amerikan Rocco Commisso është pronar i ri i skuadrës viola.

“Në mesin e ofertave të ndryshme që morëm, ne nuk e favorizuam atë që është ekonomikisht më e favorshme për ne, por atë që i jepte garanci skuadrës për të ardhmen. Ne do të mbetemi gjithmonë tifozë të Fiorentinës dhe do të ndjekim të arriturat e kësaj skuadre” thuhet në njoftimin e familjes Della Valle, familja që kishte në pronësi deri sot Fiorentinën.

“Unë kam qenë gjithmonë një tifoz i futbollit italian dhe nuk ka fjalë për të përshkruar sa krenar që ndihem për të qenë në krye të kësaj skuadre. Firence njihet në të gjithë botën si një qytet që përfaqëson më të mirën e kulturës italiane, ndërsa ne do të kultivojmë sportin për këtë qytet” ka thënë Rocco Commisso, pronari i ri i Fiorentinës./Indeksonline/