Edhe zyrtarisht, Sokol Bashota deçertifikohet nga KQZ, Esat Raci kandidat për kryetar nga PDK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka deçertifikuar Sokol Bashotën nga gara për kryetar të Klinës.
Vendimi është marrë pasi Gjykata e Apelit së fundi i ka vërtetuar dënimin për mosdeklarim të pasurisë.
Përveç Bashotës, KQZ e ka hequr nga lista e kandidimit edhe Enver Berishën i cili ishte kandidat për asamble.
Esat Raci ka marrë çertifikimin në garën për kryetar të Klinës, ashtu siç ka raportuar sot Indeksonline.