75 Mall Live Search
14:51 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / AR

Edi Kastrati “bojkoton” fundvitin: “Nuk kisha marr pjesë askund ku do të kishte analistë”

Aktori kosovar Edi Kastrati, ka folur për Indeksonline lidhur me planet e tij për fundvit, duke treguar se këtë vit, njësoj si vitin e kaluar, nuk ka përgatitur asnjë projekt të ri.

Arsyeja, sipas tij, lidhet me pakënaqësinë ndaj mënyrës se si po zhvillohet skena televizive dhe artistike në vend.

Nuk kemi përgatit kurgjo për këtë fundvit sepse as këtë vit as vitin e kalum nuk jam nda i knaqun me lëvizjet qe po bëhen dhe nuk jam i kënaqun me projekte qe po bëhen, nuk po më pëlqejnë, po përzihen shumë me politikan, ne çdo program po ka te ftum edhe politikan dhe une du mu distancu derisa te fillojne te ftojnë njerëzit qe mendoj qe din diçka. Me u distancu prej veprimeve te politikanëve dhe me bo diçka artistike, kështu qe se di, për momentin nuk ka hala diçka, dy projekte i kam refuzu”, u shpreh aktori.

Ai thekson se po përpiqet të mos jetë i pranishëm në media ku marrin pjesë figura politike.

Unë po tentoj qe mos me qene ne asnjë televizion ne te cilën marrin pjesë analistë, me qefin tem nuk isha ul asnjëherë me ta në tavolinë”, përfundoi ai./Indeksonline/