Edi Rama: Danke Angela

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar sot kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Duke mos dhënë shumë detaje për këtë takim, Rama publikoi fotografi të realizuara me Merkelin dhe duke e falënderuar atë.
“Danke Angela!”, apo në shqip “Faleminderit Angela”, ishin fjalët e vetme që shkroi Rama poshtë fotografive, transmeton Indeksonline.

I pari i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama udhëtoi dje për në Berlin ku edhe paralajmëroi takimin e tij me Merkelin, enkas për Programin e rindërtimit në vigjilje të Konferencës së Donatorëve.
Ky program do të mbahet në Bruksel, më 17 shkurt./Indeksonline/
