75 Mall Live Search
19:43 / E Shtunë, 27 Gusht 2022 / A. M.

Edi Rama deklarohet pas marrëveshjes Kurti- Vuçiq: Dialogu të shkojë në nivel tjetër

Pas arritjes së marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë për dokumentet hyrëse-dalëse ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se pas këtij zhvillimi, dialogu të shkojë në tjetër nivel.

Përmes një cicërime në Twitter, Rama tha se është lajm i mirë që marrëveshja e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë dhe Kosovës është zgjedhur me dialog.

Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji. Pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot”, shkroi Rama.