75 Mall Live Search
11:12 / E Hënë, 29 Dhjetor 2025 / S Z

Edi Rama: E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar kryetarin e LVV-së, njëherit edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për rezultatin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025.

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar”, ka shkruar Rama në platformën X.