20:11 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Edi Rama e kryen misionin, Ronaldo dhe Buffoni takojnë dy fëmijët, që i shpëtuan tërmetit

Futbolli ka dëshmuar disa herë që nuk është thjeshtë një lojë.

Dy legjenda të futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon, kanë takuar dy fëmijë shqiptarë, që i kanë shpëtuar tragjedisë së tërmetit në Thumanë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në Facebook një video nga takimi që dy fëmijët shqiptarë kanë pasur me Buffonin dhe Ronaldon.

Ronaldo dhe Buffoni, u kanë dhuruar fëmijëve nga një fanellë të Juventusit.

“Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime”, ka shkruar Rama në Facebook, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë se Shqipëria është përballë me një tragjedi të madhe, ku nga tërmeti që goditi Durrësin dhe Thumanën, kanë mbetur të vdekur 52 persona.