Mustafa: Rama më cilësoi si politikan tinëzak

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një intervistë për T7, kreun e LDK-së e ka quajtur tinëzak.
I shpejtë ka qenë reagimi i Isa Mustafës.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Kryeministri Rama në T7 më cilesoi si politikan tinëzak. Unë
nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i
Shqipërisë. Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me te dhe me të tjerët për
Minishengenin, sa isha Kryeministër. Kemi biseduar për Unionin Doganor të
Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve.
Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar
edhe Mali i Zi.
Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të
Vendeve të Ballkanit Perëndimor. IM