Edi Rama emëron dy ministrat e ri, ky do të jetë zëvëndësuesi i Sandër Lleshajt

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vendosur për dy emrat e ri në kabinetin qeveritar.
Bledi Çuçi do të jetë zëvëndësues i Sandër Lleshajt në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa Milva Ekonomi ministre e Bujqësisë.
“Sot do të dërgoj për dekretim nga presidenti, Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre Bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama në njoftim./Indeksonline/