75 Mall Live Search
15:08 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / k.v

Edi Rama: Është çmenduri dhe e turpshme mos liberalizimi i vizave për Kosovën (Video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është paraqitur i zhgënjyer në një konferencë për media pas përfundimit të takimit në Bruksel.

IndeksOnline po raporton nga vendi i ngjarjes në kohë reale.

“Më lini të shpreh keqardhjen e thellë për BE, më vjen keq për ta e shpresoj të mund t’i ndihmojmë. U përpoqa të them disa gjëra në takim. Do ndaj disa prej tyre. Michel na tha se kemi 3 minuta, i thash se mund të ishte edhe 30 sec nëse do mbanin fjalën, po ata nuk e mbajtën. U tha që ndihesha mirë e keq të isha me ta. Ndihesh keq, sepse ende ne nuk mund të jemi këtu si europianë por si miq në një shtëpi të ndarë”, ka deklaruar Rama, transmeton IndeksOnline.

Ai ka thënë se është vërtetë diçka shumë shqetësuese që edhe sulmi i një pandemie në shkallë globale, nuk kanë mundur t’i bëjnë bashkë.

“Ne kemi shumë për të bërë, nga një anë unë mendoj se ne kemi bërë dhe bëmë për të mbështetur idenë e Macron, për një objektiv që është politik e strategjik, ndërsa do vijojmë në rrugëtimin tonë, me shpresën që shekullin tjetër do jemi anëtar, do vlerësonim nëse ky komunitet i ri i Europës ngrihet për të qenë bashkë në një shtëpi të përbashkët, si një familje e vetme”, ka thënë Rama.

Ai ka folur edhe për mos liberalizimin e vizave për Kosovën duke akuzuar rëndë Bashkimin Evropian.

“Njerëzit duhet të lejohen të lëvizin lirisht. Kjo është çmenduri, është e turpshme dhe kjo duhet të marr fund”, ka thënë Rama duke shtuar se çlirimtarët e Kosovës sot po mbahen peng./IndeksOnline/