75 Mall Live Search
21:07 / E Premte, 17 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Edi Rama falënderon kuqezinjtë: Dhuratë fantastike

Kryeministri Edi Rama, e ka falënderuar Kombëtaren e Shqipërisë për kualifikimin në Kampionatin Evropian që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Kualifikimin e kuqezinjve në kampionat, Rama e ka cilësuar si një dhuratë fantastike.

“Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.

Ai po ashtu ka vizatuar në mënyrë digjitale shqiponjën dykrenore ku mbi të ka shkruar “Euro 2024”.