75 Mall Live Search
10:03 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Edi Rama, flet 45 minuta në telefon me Merkelin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka telefonuar kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Në telefonatën që sipas Ramës ka zgjatur 45 minuta, është diskutuar hapja e negociatave për anëtarësim.

“Gjatë një telefonate 45 minuta me kancelaren Merkel i vendosëm të gjitha pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim. Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë për mbështetje të Shqipërisë” shkruan Rama në njoftim./Indeksonline/