75 Mall Live Search
11:50 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rama humb kontrollin, dridhet gjatë ceremonisë

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë paraditen e sotme te Varrezat e Dëshmorëve, në Tiranë nuk është shfaqur në formë. Teksa ishte në krah të Metës në ceremoni, një dorë e tij fillon të dridhej pa kontroll.

Kryeministri mundohet të qetësonte veten, madje në një moment me dorën tjetër, kap krahun e majtë, me synimin të mos binte në sy, por situata i del jashtë kontrollit. Kjo shihet qartë edhe në pamjet e mëposhtme. Rama në pak sekonda ka ndier “tërmet” në trupin e tij. Nuk dihet ende se cila është gjendja shëndetësore se kryeministrit, por këto pamje tregojnë shumë.

Për shkak të tragjedisë së 26 nëntorit në vend nuk u krye asnjë festë për festat e 28-29 nëntorit. 27 nëntori u shpall ditë zie kombëtare.