11:58 / E Shtunë, 25 Janar 2020 / indeksADMonline

Edi Rama: I jemi pranë popullit turk

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas tërmetit 6.8 ballë që goditi Turqinë.

Përmes një mesazhi, Rama shpreh mbështetjen e tij ndaj popullit turk në këto momente të vështira duke e cilësuar tërmetin si një fatkeqësi të trishtueshme ku janë shënuar edhe viktima.

“Shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike prej një tërmeti të rëndë, ku janë shënuar edhe jetë të humbura! I jemi pranë popullit turk dhe lutemi që Zoti t’u japë autoriteteve të vendit dhe Presidentit Erdogan të gjithë forcën për ta përballuar këtë tragjedi”, shprehet Rama.