14:41 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Edi Rama kërkon ndjesë, por baret e restorantet, do të mbyllen në Tiranë e Durrës

Kryeministri shqiptar Edi Rama, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka thënë se kanë marrë vendimin për mbylljen e të gjitha restoranteve, bareve e klubeve në Tiranë e Durrës, kjo pasi që qytetarët s’po përfillin rregullat për të qëndruar në shtëpi.

Ky është postimi i plotë i Ramës:

NDJESË por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, detyrohemi TË MBYLLIM TË GJITHA RESTORANTET, BARET, KLUBET, në TIRANË dhe DURRËS fillimisht!

? KJO NUK ËSHTË KOHË PUSHIMESH dhe ARGËTIMESH JASHTË SHTËPISË, po KOHË LUFTE Dhe KJO LUFTË FITOHET VETËM DUKE KUFIZUAR LIRINË TËNDE, DUKE NDRYSHUAR RRËNJËSISHT MËNYRËN E JETESËS dhe DUKE RUAJTUR FAMILJEN TËNDE nga kontaktet e tua me jashtë!

? FRIKË ASPAK, KUJDES PO! MADJE SHUMË FARE!