Edi Rama kujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar 23 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, që rezultoi në tërheqjen e okupuesit serb.
“Si sot 23 vjet më parë, me hyrjen forcave të NATO-s u hap një epokë e re për shqiptarët e Kosovës” shkroi kryeministri Rama, duke i bashkuar shkrimit të tij edhe disa fotografi nga ky moment, 23 vite më parë.


Ndërkohë, gjatë ditës janë shënuar një mori aktivitetesh në vend, për të përkujtuar këtë datë të shënuar.