75 Mall Live Search
11:12 / E Martë, 28 Janar 2025 / L A

Edi Rama me fjalë të mëdha për Ylber Ramadanin

Mbrëmë është mbajtur ceremonia gala e “Topit të artë” 2024 në Tiranë.

Në këtë mbrëmjë gala, janë ndarë çmime për lojtarët në kategorinë superiore si edhe për yjet e Kombëtares, me Berat Gjimshitin që u shpall lojtari i vitit dhe Ylber Ramadani që fitoi çmimin “Zemër kuq e Zi”.

Ky çmim prestigjioz, përzgjedhur nga stafi teknik i Kombëtares Kuq e Zi, nderon shpirtin e tij të jashtëzakonshëm të garës, pasionin e madh për fanellën kuqezi dhe përkushtimin maksimal në çdo ndeshje.

Madje këtë të fundit e lavdëroi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“As me mik nuk do kisha këtë fat sepse realisht kam një simpati dhe respekt të jashtëzakonshëm për zemrën e skuadrës, Ylber Ramadanin”, kishte deklaruar kryeministri Rama./IndeksOnline/