75 Mall Live Search
17:17 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Edi Rama me maskë në mbledhjen e Qeverisë

Partia Demokratike në Shqipëri ka thënë se mjekët po që shërbejnë për të prekurit nga koronavirusit po përdorin maska të skaduara.

Derisa sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit doli me një reagim publik për denoncimin e PD-së, deri sa tha se maskat vijnë nga nga Amerika dhe përdoren për salla kirurgjikale

“Kanë ardhur dhuratë nga një fondacion. Janë ndaluar në doganën e Durrësit. Ishin të destinuara për një shoqatë bamirësie, e cila pas thirrjeve të përsëritura të autoriteteve, nuk u paraqit për të paguar detyrimet e shtetit dhe për të tërhequr këto pako që janë prodhim amerikan.

Nëse këto maska do të ishin të rrezikshme dhe skadenca e tyre do të implikonte gjësendi përvec uljes së eficencës në salla kirurgjikale ku operohen njerëz, nuk do të dilnin nga kufijtë e Kandasë e as të SHBA për të kaluar oqeanin për të ardhur në Shqipëri”, tha kryeministri.

Madje, vet kryeministri Rama në këtë mbledhje u paraqit me maskë./Indeksonline