Edi Rama merr pjesë në tryezën e Atlantic Council në SHBA
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në një tryezë të organizuar nga Atlantic Council në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se në takim pati interes të lartë për profilin ndërkombëtar të Shqipërisë, si dhe për qëndrimet e saj mbi konfliktet e hapura dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

