Edi Rama mesazh prekës lamtumire për Fatos Nanon
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook një foto bardh e zi të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.
Me një koment të shkurtër, por domethënës, Rama shkruan: “Lamtumirë Fatos Nano”.
Postimi i tij ka ngjallur reagime të shumta nga qytetarë dhe figura politike, që kanë shprehur respektin dhe mirënjohjen për kontributin e liderit historik të Partisë Socialiste në jetën politike të vendit.

