75 Mall Live Search
08:52 / E Enjte, 13 Tetor 2022 / AR

Edi Rama ndanë në Facebook një foto me deputeten e PDK-së, pas fjalimit të fuqishëm në Këshillin e Europës

Pas fjalimit të fuqishëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë “fotoalbumin” e asaj dite të veçantë.

Në mesin e shumë figurave të njohura, ishte edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi.

“Mirëmëngjes dhe me FotoALBUMIN e një dite krejt të veçantë, për Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë shqiptarët, dje në Këshillin e Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Musliu-Shoshi e ndoqi nga afër fjalimin e Ramës, pasi që ajo është pjesë e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në këtë Asamble./Indeksonline/