75 Mall Live Search
18:38 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Edi Rama në Kukës, midis protestave dhe inaugurimit të punimeve të aeroportit

Kryeministri Rama kërkoi votën e kuksianëve për Safet Gjicin si kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Kukësit. Gjatë takimit për “Bashkinë që Duam”, kreu i qeverise shpalli publikisht Gjicin si kandidatin socialist për 30 qershor, pavarësisht se siç tha, përballë kanë “kundërshtarë që nuk të motivojnë”.

Ashtu siç shkruan edhe vetë kryeministri në një postim në Twitter, gjatë vizitës ai ka qenë edhe i pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve për aeroportin e ri në Kukës.

Por vizita e kryeministrit Rama në Kukës, nuk gjeti mikpritjen e një pjese të qytetarëve. Mbështetës të Partisë Demokratike organizuan një protestë duke tentuar të bllokojnë këtë vizitë, e cila zhvillohej në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

Në afërsi të urës së Drinit të Zi, protestuesit u konfliktuan me uniformat blu, që ishin vendosur në kordone për t’i ndaluar. Protestuesit i bënë thirrje policisë që mos t’i pengojë, me pretendimin se Edi Rama nuk ka çfarë të kërkoje në Kukës.

 Takimi i kryeministrit në Kukës i planifikuar për në orën 14 u shty me rreth një orë. Nga ana e saj, Partia Demokratike përmes një reagimi për shtyp tha se kreut të qeverisë iu desh të përdorte helikopterin për të hyrë në Kukës.

Nuk vonoi reagimi tjerët i kryeministrit, ku cilëson kryetarin e Bashkisë Kukës Bashkim Shehun si “kryebashkiakun qesharak i një partie qesharake del e zë rrugën e Kukësit me administratën, në vend se të ishte me mijëra qytetarët kuksianë në çeljen e punimeve të aeroportit ndërkombëtar!