75 Mall Live Search
11:20 / E Hënë, 27 Shtator 2021 / B O

Edi Rama në Prishtinë dhe para Kurtit mbron idenë e tij për Open Ballkan: Është rruga e duhur

Edi Rama e ka mbrojtur qëndrimin e tij për Open Balkan edhe në Prishtinë dhe para Albin Kurtit.

Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se është i bindur që Ballkani i hapur është rruga jonë e përbashkët.

“Kam pasur shumë mesazhe edhe të drejtpërdrejta edhe përmes rrjeteve sociale këto ditë për shkak të situatës së krijuar nga Kosova, ku pavarësisht larmisë së toneve dhe të ngjyrimeve, një ishte po tani a je i bindur që nuk bëhet ballkani i hapur me Serbinë?

Dhe përgjigja e ime është se tani jam më i bindur se që isha që Ballkani i Hapur është rruga jonë. Dhe kur them rruga jonë, them rruga jonë e përbashkët, për të mirën tonë të përbashkët, dhe ka një dallim sipas meje, në mes të nacionalizmit dhe patriotizmit.

Nacionalizmi do të thotë të duash ta shohësh tjetrin keq, patriotizmi do të thotë të duash ta shohësh vetën mirë”, ka deklaruar Rama.