75 Mall Live Search
15:12 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / AR

Edi Rama nuk kursehet, e pagoi 2.700 dollarë natën në Manhatan

Kryeministri Edi Rama qëndroi disa ditë në Shtetet e Bashkua në një vizitë disa ditore për takimet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Nga një postim i gazetarit të mirënjohur Klodian Tomorri mësuam se Edi Rama bashkë me delegacionin e tij qëndruan në një suitë hoteli në Manhatan, e cila kap çmimin e 2700 dollarë për një natë.

Sipas postimit të gazetarit, në këtë hotel mes zyrtarëve që fjetën aty ishte kryeministri shqiptar dhe kryeministri i Marokut.

Sipas gazetarit Tomorri shpenzimet më të larta në kësi vizitash zyrtare i kanë delegacionet nga vendet e varfra.