11:49 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Edi Rama përkrah Thaçit shetit sheshit në Prishtinë për 11 vjetorin e Pavarësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet për vizitë në Kosovë me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë.

Rama ka marrë pjesë edhe në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Pas kësaj, Rama ka zgjedhur që në shoqërinë e presidentit Hashim Thaçi të bëjë një shetitje përgjatë sheshit “Ibrahim Rugova”, në kryeqytet. /Indeksonline/