Edi Rama prezanton idenë për të luftuar korrupsionin
Kryeminisri i Shqipërisë , Edi Rama ka prezentuar një ide të re për të luftuar korrupsionin.
Ai përmes një postimi në Twitter ka treguar se ideja për ta luftuar korrupsionin është që çdo student, i cili i denoncon aferat korruptive nga kushdoqoftë, zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare,transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit! Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit. Një ide në diskutim është:Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë,zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare!