75 Mall Live Search
14:26 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / OSH

Edi Rama prezanton pamje të mrekullueshme nga Vlora

Kryeministri Edi Rama po qëndron në Vlorë nga ku ka prezantuar qendrën e rilindur historike të qytetit historik të Vlorës.

Ai ka shkruar se së shpejti do të hapë dyert edhe Muzeu Hebraik.

“Aty ku qendra e rilindur historike po rijetëzohet nga bizneset që hapen njëra pas tjetrës dhe ku së shpejti do të hapë dyert edhe Muzeu Hebraik, ndërkohë që po punojmë për projektin e transformimit të karabinasë së lashtë të “Sulos” në një qendër inovacioni digjital për të rinjtë, kulture, arti e hapësirash për të gjitha moshat”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.