Edi Rama publikon pamje nga Ura e Mesit në Kalanë e Drishtit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar pamje nga Ura e Mesit në Kalanë e Drishtit.
Rama ka thënë se me përfundimin e infrastrukturës rrugore nga Ura e Mesin në Kalanë do ta kthejë Drishtin në destinacion turistik dhe sjellë më afër qytetin e Shkodrës me zonën e banuar buzë lumit të Kirit do të rrisë ekonominë vendore.
“MIRËMËNGJES dhe me përfundimin e infrastrukturës rrugore nga Ura e Mesit në Kalanë e Drishtit, që do ta kthejë Drishtin në destinacion turistik dhe duke e sjellë më afër qytetin e Shkodrës me zonën e banuar buzë lumit të Kirit do të rrisë ekonominë vendore, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.