75 Mall Live Search
09:26 / E Hënë, 26 Prill 2021 / k.v

Edi Rama pyetet për rezultatin e zgjedhjeve: Flasim më vonë

Kryeministri i Shqipërisë dhe kryesocialisti Edi Rama ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste rreth orës 08:00

Gazetarët e kanë pyetur Kryeministrin për të komentuar rezultatet e deritanishme të votimeve

Por kreu i selisë rozë nuk ka preferuar të komentojë gjatë, duke thënë se do të ketë komunikim më vonë gjatë ditës

“Si i lexoni rezultatet e deritanishme? Janë optimiste për ju?”

Kryeministri Rama: “Flasim më vonë”.

Sipas pritshmërive të Ramës, PS do të marrë të paktën 71 mandate për të qeverisur e vetme.

Në rast të kundërt, nëse do t’i duhej që të krijonte një qeveri të sforcuar, Rama ka paralajmëruar se do të japë dorëheqjen.