75 Mall Live Search
23:52 / E Premte, 26 Nëntor 2021 / OSH

Edi Rama reagon pas tragjedisë në Gllogjan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas tragjedisë në Gllogjan, ku mbetën të vdekur tre persona dhe një i plagosur.

Rama u shprehu ngushëllime familjeve të të vrarëve, ndërsa tha se autori meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë.

“Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve. Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde. Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues”, ka shkruar Rama.