75 Mall Live Search
09:40 / E Shtunë, 17 Gusht 2019 / indeksADMonline

Edi Rama reagon ashpër pas sulmit të turistëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmimin e turistëve spanjollë në jug të vendit nga pronari i një lokali. Në facebook, Rama e quan barbar pronarin e lokalit, ndërsa uron që ai mos i shpëtojë drejtësisë.

Për turistët, Rama tha se i ka kërkuar falje dhe thotë se ata do të rikthehen përsëri në Shqipëri.

Rama në Facebook: Barbari që goditi miqtë spanjollë, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar te gjithëve.

Mikpritja është fuqia më e pakonkurrueshme e turizmit shqiptar, e cila mbreson të gjithë të huajve që na vizitojnë dhe përtej defekteve, mungesave e sjelljeve jo gjithnjë të dëshiruara në shërbimet tona turistike, që me kohën e me eksperiencën do të fashiten, agresioni i mbrëmshëm është një njollë turpi për të mos u harruar kurrë.

Miqve spanjollë i kemi kërkuar qysh në momentin e parë, ndjesat tona dhe ata do të rikthehen përsëri. Ndërsa barbari uroj të mos i shpëtojë dot duarve të drejtësisë.