Edi Rama reagon pas barazimit me Çekinë: Krenar për Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas barazimit të kombëtarës shqiptare ndaj Çekisë.
Shqipëria barazoi 1-1, në ndeshjen e cila u zhvillua në “Fortuna Arena” të Pragës, shkruan IndeksOnline.
Një supergol i Nedim Bajramit ka vlerën e një pike shumë të rëndësishme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “EURO 2024”.
Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është krenar me Kombëtaren e cila po luan futboll si e barabartë në çdo drejtim, jep shpirtin në fushë dhe frymëzon.
“Kjo Kombëtare nuk bën vetëm pikë, po luan futboll si e barabartë në çdo drejtim, jep shpirtin në fushë dhe frymëzon
Faleminderit djemve kuqezinj
Faleminderit kampionëve që e drejtojnë këtë skuadër kaq dinjitoze, trajnerit Sylvinho dhe ndihmësve të tij
Faleminderit edhe publikut kuqezi që sonte ishte lojtari ynë i 12-të.”, ka shkruar Rama./IndeksOnline/