75 Mall Live Search
23:09 / E Enjte, 13 Nëntor 2025 / Gj Sh

Edi Rama reagon pas fitores së Shqipërisë: Ec aty shqipe, krenarë për kuqezinjtë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas fitores historike të Shqipërisë ndaj Andorrës, duke siguruar kështu “Play Offin” e Botërorit 2026

Rama, i cili ndau videon e golit të fitores, shkroi se është krenar me kuqezinjtë.

“Ec aty shqipe, krenarë për kuqezinjtë”, shkroi ai.

Golin e vetëm në këtë ballafaqim e ka shënuar mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, i cili pas 67 minutave realizoi me një goditje tejet të bukur, pas asistimit të Myrto Uzunit.