Edi Rama reagon për vdekjen e papritur të politikanit shqiptar

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka reaguar pas vdekjes së Gerti Bogdani.
Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani

Ndryshe, Gerti Bogadani ka ndërruar jetë papritur mesditen e kësaj të mërkure.
Nga njoftimet e para mësohet se shkak është bërë një arrest kardiak.
Ai ndërroi jetë në moshën 44-vjeçare.
Gerti Bogdani, i lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë, ishte një politikan mjaft i njohur shqiptar, ish-deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. /Indeksonline/