14:44 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Edi Rama shfaqet me thonj të paprerë (Pamje)

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka qëndruar për vizitë dyditore në Republikën e Kosovës, ku është takuar me përfaqësues të shtetit dhe kryetarë të partive politike.

Ai në Kosovë erdhi siç tha për t’u njohur më detajisht për njoftim-aktakuzën e ngritur nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Edi Rama di ta marrë vëmendjen në vizita dhe deklarime që ai bënë, transmeton IndeksOnline.

Derisa dje vëmendja shkoi te kollarja e tij disa ngjyrëshe, sot një detaj tjetër ka kapur fotoreporteri i IndeksOnlinet.

Gjatë kohës sa po mbante deklarim para mediave nga aeroporti “Adem Jashari”, është vërejtur se thoni i gishtit tregues së Edi Ramës është i paprerë prej kohësh për arsyeje të panjohura.

Rama në të kaluarën kishte nxitur debat me veshjen e tij, duke bërë kombinime jo të zakonshme./IndeksOnline/