21:21 / E Martë, 06 Korrik 2021 / OSH

Edi Rama: Shqipëria arrin 1 milion vaksinime

Kryeministri shqiptar Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se është arritur shifra e 1 milion vaksinimeve.

Ndërkohë, në rrjetet sociale shkroi edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Ia kemi dalë të kryejmë mbi 1 MILION vaksinime dhe nuk do të ndalemi derisa qytetari i fundit të vaksinohet”, ka shkruar ajo.