13:13 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / OSH

Edi Rama: Shumë shpejtë të gjithë mjekët do të jetë të vaksinuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një statusi në Facebook ka treguar se mjekët e familjes në Tiranë, kanë filluar të vaksinohen me dozën e parë të vaksinë antiCovid, ndërsa do të vazhdohet që mjekët e QSUT-së ta marrin dozën e dytë.

Ai ka ndarë një video në Facebook teksa shihet ky proces.

“Qendra e vaksinimit në “Arenën Kombëtare” – ministrja Ogerta Manastirliu me ekipin e Urgjencës Kombëtare dhe mjekët e familjes në Tiranë, të cilët po vaksinohen me dozën e parë të vaksinës antiCOVID, ndërsa vijon vaksinimi me dozën e dytë i mjekëve të QSUT-së dhe disa spitaleve bashkiake.

?Shumë shpejt të gjitha bluzat e bardha do të jenë të vaksinuara ✅

#ShqipëriaBuzëqesh???”, ka shkruar Rama.