Edi Rama sonte nis festën e fitores

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka bërë të ditur se Partia Socialiste, ka siguruar 83 mandate.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar qytetarët për besimin dhe ka paralajmëruar një takim me qytetarët sonte në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”.
“Mirëmëngjes; dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar, sonte në 7, në sheshin “Skënderbej”, ju falënderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.