22:00 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Edi Rama takon Ronaldon, portugezi i jep fanellën me autograf

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar një foto me sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldo në Instagramin e tij. Në foto duket fanella me numrin shtatë, emrin e kryeministrit dhe disa autografë në të.

Fotoja është shkrepur pas ndeshjes së parë për këtë sezon të torinezëve në shtëpinë e tyre, ndeshje kjo e luajtur kundër Lazios. Gjithashtu kjo ishte ndeshja e parë e Ronaldos në shtëpinë e skuadrës së tij të re.

Ndeshja u fitua nga bardhëezinjtë me rezultatin 2-0, me gola të Pjanić dhe Mandžukić.

Rama njihet si një tifoz i flaktë i Juventus-it, ku shpesh herë në daljet e tij publike është parë me veshje që të stampuar logon e skuadrës italiane. Ai u ftua nga vetë presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli për të parë ndeshjen.