Edi Rama tregon planin për 110 vjetorin e Pavarësisë: Kuvend jubile i përbashkët

Pas përfundimit të takimit mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Republikës së Shqipërisë, kryeministrat shqiptarë, Edi Rama dhe Albin Kurti, kanë dalur në një konferencë të përbashkët për media.
Përveç prezantimit të marrëveshjeve që janë nënshkruar pas takimit, kryeministri Edi Rama ka ndarë edhe disa detaje të tjera të këtij takimi.
Ai tha se është arritur dakordimi për mbajtjen e një Kuvendi jubilar të përbashkët, me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Ttuje, Rama phoi që është arritur marrëveshje edhe për botimin e revistës së përbashkët qeveritar në fund të vitit, si dhe ndau statistika të të hyrave tregtare.
“Volumi tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës ka qenë 136 milionë euro. Sot jemi në 433 milionë euro, që nuk ëshët ende volumi që kemi ambicie te arrijmë” tha Rama.
Sa i përket kritikave të fundit për kinse mungesë të bashkëpunimit me Kurtit dhe Ramës, kryemiistri shqiptar u shpreh: “Me qeverinë aktuale kemi shkllën më të lartë te zbatimit të marrëvshjeve të nënshkruara, përfshirë dhe marrëveshjet politike në të kaluarën”.
Rama gjtihshtu tregoi edhe planet për Abetare të përbashkët.