15:46 / E Hënë, 11 Janar 2021 / OSH

Edi Rama tregon se kur do të nis dorëzimi i vaksinave të Covid-19 për Kosovën

Edi Rama njoftoi se nga java e ardhshme do të nisë dorëzimi i dozave që Shqipëria do i dhurohen Kosovës.

E në këtë pikë, Rama nuk u rezervua ta përmendte sërisht Bashkimin Evropian, duke thënë se “ne nuk duam të bëhemi” si ata.

Kosova dhe Shqipëria janë një tha Rama, si në gëzim dhe në hall.

“Për mua është shumë e rëndësishme që edhe në Kosovë pavarësisht se ne nuk e zgjidhim dot problemin që ata kanë se ende nuk kanë siguruar vaksinën e presin siç do prisnim dhe ne për shkak se “Covax”-it që është platformë që s’dihet kur do jetë funksionale, të mund të fillojë të paktën në frontin e parë në spitalin Covid të Prishtinës tek Infektivi.

Dozat që ne mund t’ia japim Kosovës nga java e ardhshme janë simbolike por është me shumë rëndësi që në këtë rast ne të mos mendojmë si BE-ja, por të mendojmë që nuk jemi vetëm ne, e mbi të gjitha Kosova e Shqipëria janë një edhe në gëzim e në hall, nëse ky është një hall nëse nuk ia zgjidhim dot jemi të detyruar t’ia qajmë”.