Edi Ramës i kërkojnë t’i hap bunkeret e Enver Hoxhës për t’i strehuar familjet ukrainase, kështu përgjigjet ai!

Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës i është bërë kërkesë që t’i hap bunkeret e Enver Hoxhës, për t’i strehuar familjet ukrainase.
Rama iu përgjigj komentuesit duke i thënë se nuk janë në kohën e Enver Hoxhës, raporton Indeksonline.
Kryeministri shqiptar tutje tha se janë vend i NATO-s dhe mbrohen të gjithë së bashku.
“E para, nuk jemi ne kohen e xhaxhit jemi vend i NATO-s që dmth se vendet e NATO-s mbrohen të tëra së bashku edhe nëse një i vetëm sulmohet dhe e dyta, le te mesojme t’i gezohemi me shume lirise, pavaresise, demokracise, Shqiperise, duke luftuar si njerez jo duke u zene si qen per pikepamjet e ndryshme dhe te punojme me shume se bashku, duke e degjuar me shume njeri-tjetrin #TëBashkuarJotëNdarë”, ka shkruar ai./Indeksonline/
