14:00 / E Mërkurë, 13 Prill 2022 / B O

Edi Ramës i rrëzohet një nga kuajt e zi

Është rrëzuar ditën e sotme njëri nga 3 kuajt e vendosur si instalacion para kryeministrisë.

Nuk dihet nëse kali është rrëzuar nga era apo e ka hedhur dikush, ndërsa shihen punonjës të Kryeministrisë pranë tij që mundohen ta lëvizin.

Kuajt janë pjesë e ekspozitës “Leviatani mekanik” që është çelur në Qendrën për Hapje dhe Dialog me 24 mars.

Autori i Ekspozitës është artisti Ergys Krisiko.