75 Mall Live Search
11:10 / E Shtunë, 29 Gusht 2020 / indeksADMonline

Edi Reja publikon listën e të ftuarve te Shqipëria, ka tri prurje të reja

Pak minuta më herët, trajneri i Shqipërisë, Edi Reja ka bërë publike listën e futbollistëve  të futar për ndeshjet e shtatorit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja shqiptare me 4 shtator udhëton drejt Bjellorusisë ku do të përballet me ta, ndërsa me 7 shtator pret Lituaninë në Tiranë, shkruan IndeksOnline

Përveç listës së përgjithshme me lojtarë, Shqipërisë i është bashkuar Armando Broja i Chelseas dhe Ramen Çepele i Interit.

Gjithashtu pjesë e Shqipërisë do të jetë edhe Qazim Laçi, i cili luan në Francë.


Më poshtë lista e plotë e Kombëtare shqiptare.